Publikohen të hyra dhe shpenzimet milionëshe të Qeverisë

Të hyrat ishin 503.1 milionë euro, ndërsa shpenzimet 587.3 milionë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon llogaritë qeveritare të Kosovës në bazë tremujore. Ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda periudhës së tremujorit të katërt të vitit të kaluar (TM4 2017).

Sipas këtij raporti shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM42017 ishte 503.1 milionë euro.

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 71% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Në TM4 2017, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 587.3 milionë euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë formimi i kapitalit bruto (31%), kompensimi i punëtorëve (24%), kontributet sociale dhe përfitimet (21%), dhe konsumi i ndërmjetëm (13%).Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.

Për më shumë informata, lidhur me publikimin “Llogaritë qeveritare të Kosovës, TM4 2017”, vizitoni:http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/llogarite-qeveritare

Back to top button