Veseli te Demaçi, e uron për 10-vjetorin e Pavarësisë

Veseli te Demaçi, e uron për 10-vjetorin e Pavarësisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar në shtëpinë e tij, veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçin.

Kryeparlamentari  është shprehur se askush më shumë prej të gjallëve sesa Adem Demaçi nuk bartë mbi supe sakrificën në rrugën për liri dhe pavarësi’.

“Një pjesë e historisë së Kosovës është historia e jetës së tij. Një takim emocional me Bacën Adem, në konakun e tij, për ta falënderuar dhe për t’ia uruar 10-vjetorin e Pavarësisë”, ka shkruar Veseli./21Media