“Askush nuk mendon për neve që nuk kemi kulm mbi kokë”

Qytetari do të ndihmojë nënën dhe vajzën e saj që nuk kanë shtëpi

“Nga çka rrezikohemi më shumë”, ishte tema që u diskutua sot në emisionin “Prite të Gjelbrën” të RTV21.

Një dëgjuese me emrin Shkurta, tha se askush nuk po mendon për njerëzit që nuk kanë kulm mbi kokë.

Ajo rrëfeu se është nënë e një vajze, me të cilën jeton tek familjarët në mungesë të shtëpisë së tyre.

Askush nuk më ka ofruar ndihmë. Po mbijetojë herë tek vëllai herë tek motra. Vetëm jam e sëmurë edhe cikën e kom të sëmurë”, rrëfeu ajo.

 

Një dëgjues tjetër u shpreh i gatshëm të ndihmojë Shkurtën dhe vajzën e saj./21Media

Back to top button