Favoriti numër një Jurgen Klopp

Favoriti numër një Jurgen Klopp

Shkolla italiane e trajnerëve është një nga më të mirat në futbollin profesionist, por asnjë përfaqësues nga apeninet nuk është përzgjedhur në listën finale për pankinën e vitit.

FIFA ka zgjedhur emrat që do të garojnë për trofeun individual, dhe bie në sy se mes kandidatëve janë plot 3 argjentinas.

Natyrshëm në listë është favoriti numër një Jurgen Klopp që fitoi Ligën e kampioneve me Liverpool-in. Trajneri karizmatik shihet si ai që do të triumfojë për pankinën e vitit.

Por kuota të larta ka gjithashtu Marcelo Gallardo, fitues Kupës Libertadores me River Plejt-in, Rikardo Gareka që çoi Perunë në finalen e Kupës së Amerikës, apo Pep Guardiola që rrëmbeu titullin dhe dy kupa në Angli me Manchester City.

Të tjerë të njohur që garojnë për çmimin e trajnerit të vitit janë Mauricio Pochettino finalist në Champions me Tottenham, Fernando Santos që fitoi Ligën e Kombeve me kombëtaren portugeze, trajneri i Ajax, Erik ten Hag, si dhe seleksionerët e Algjerisë, Francës dhe Brazilit.

Fituesi do të shpallet në një mbrëmje gala në Milano në 23 shtator.