Zeneli për Pacollin: Gjuha e tij tregon se nuk ka haber për librin

Zeneli për Pacollin: Gjuha e tij tregon se nuk ka haber për librin

Dje në emisionin “Bon Bon” në RTV21 është diskutuar për librin, sa është lexuar gjatë 2018-tës, për tendencat e 2019-të si dhe për atë se sa janë shkruar libra të mirë në vitin që lamë pas.

I ftuar ishte shkrimtari i njohur, Abdullah Zeneli i cili tha se viti 2018-të ishte një vit shumë cilësor dhe sasior në aspektin e prurjeve.

“Sot në hapësirat shqiptare veprimtaria e vetme që ka një kcim të madh dhe që është në rrjedh dhe standarde botërore, është pikërisht industria e librit, këtë e kanë bërë botuesit me gjitha të mirat dhe këqijat që kanë mes veti, në konkurrencën, në vrapin që bëjnë për t’i ofruar lexuesit veprat më të reja të letërsisë origjinale dhe letërsinë e përkthyer”, ka thënë Zeneli.

I pyetur se si mendon se do të jetë 2019-ta në raport me librin, Zeneli ka thënë “do të detyrojë institucionet, do t’i hedh në gjyq, ministria e arsimit duhet ta zbatoj ligjin sepse e detyron ligji të blejë libra çdo vit prej botuesve, kurrë s’ka ble”.

 Ai ka thënë se libri nuk bëhet për depo, por për biblioteka nëpër shkolla, institucione.

“Asnjë ministri nuk ka bibliotekë,  çfarë paradoksi,  janë 20 ministri, blejnë benzinë, blejnë telefona, s’din ku t’i çojnë ato para, mirëpo nuk kanë biblioteka. Bie fjala diplomacinë kulturore e kemi zero, unë e kom shok të normales Behgjet Pacollin, vdes e nuk shkoj të kërkoj lëmosh nga ai. Gjuha e tij tregon se ai nuk ka haber nga libri”, ka thënë Zeneli.

Zeneli ka thënë se duhet të investohet për shkak se të rinjtë po ikin./21Media