Asnjëherë mos sakrifikoni këto 5 fusha të jetës suaj

Kujdesi për trupin tuaj duhet të jetë prioriteti numër një

Ndoshta prindërit ju kanë mësuar se për të ecur përpara në disa momente do të duhej të sakrifikonit. Por në fakt kjo nuk është e vërtetë.

E vërteta është që ju duhet të punoni fortë dhe të luftoni shumë, por kjo nuk ka pse të ndikojë në jetën tuaj personale dhe për më tepër ju nuk keni pse të sakrifikoni fushat e mëposhtme të jetës suaj pasi edhe ato kërkojnë vëmendjen tuaj të plotë.

Shëndeti

Nëse nuk keni në rregull shëndetin tuaj atëherë nuk keni asgjë, prandaj kujdesi për trupin tuaj duhet të jetë prioriteti numër një. Është shumë e thjeshtë që të lini stresin e përditshëm të marrë kohën e shëndetit tuaj por nëse e bëni këtë atëherë ju nuk do të arrini askund. Mbi shëndetin nuk vihet asgjë, të gjitha të tjerat janë dytësore.

Familje

Sipas avokatit të së drejtës familjare dhe divorcit Bari Z.Weinberger, stresi dhe detyrimet e punës janë një nga pesë arsyet kryesore për divorc. Përpiquni të krijoni punë të ndara dhe orët në shtëpi të jenë orë për t’u kaluar me familjen. Vendosni mënjanë pajisjet elektronike dhe qëndroni duke biseduar apo dukë bërë diçka ndryshe me familjen tuaj.

Interesat

Shumë prej nesh e lejojnë veten të identifikohet nga puna që bëjmë megjithatë puna duhet të jetë një përqindje e asaj se kush jemi por jo gjithçka. Sigurohuni që të zhvilloni interesa jashtë pune, si psh hobi, sporte, udhëtime, aktivitete etj . Mbani mendjen dhe trupin tuaj aktive. Kjo do t’ju ndihmojë të reduktoni stresin dhe të ktheheni në punë të freskët e të relaksuar.

Marrëdhëniet

Marrëdhëniet që krijoni gjatë karrierës suaj janë tuajat dhe jo të punëdhënësit tuaj. Kështu që ju duhet të edukoheni që t’i mbani lidhjet tuaja aktive dhe të shëndetshme.

Integritetin

Rrini me atë që besoni pa marrë parasysh se çfarë, dhe sigurohuni që veprimet tuaja të përputhen me bindjet tuaja. Nëse dikush ju kërkon të bëni diçka që mund të rrezikojë moralin ose integritetin tuaj ri mendoni nëse dëshironi që të qëndroni me këtë person. Stresi që rezulton nga puna jashtë kufijve tuaj mund të jetë i konsiderueshëm.

Back to top button