Aktorja flet hapur për fëmijët pas rikthimit në ekran

Aktorja flet hapur për fëmijët pas rikthimit në ekran

Gjashtë fëmijët e aktores së njohur amerikane, Angelina Jolie po ndjekin gjurmët e nënës së tyre, por jo në ekranin e madh.

Ata pëlqejnë të bëjnë biznes, punë humanitare dhe gjëra të tilla”, tha aktorja, teksa ka bërë të ditur se fëmijët e saj nuk dëshirojnë të bëhen aktorë, përcjell rtv21.tv

44 vjeçarja e cila u rikthye me filmin Maleficent: Misstres of Evil, në një intervistë për “People” tha se nuk mund t’i bënte fëmijët e saj pjesëmarrës në film.  Sipas saj, ata kanë ambicie të tjera.

Edhe pse fëmijët nuk ia bënë qejfin, Angelina në një intervistë tjetër për “The Sun”, i ka falënderuar ata që i qëndruan afër pas ndarjes nga ish-bashkëshorti, Brad Pitt.

Ajo tutje zbuloi se fëmijët ishin mbështetja e saj më e madhe, pasi pranoi se ka menduar që ka ‘humbur veten’ pas ndarjes.

Vitet e fundit nuk kanë qenë më të lehtat. Kam pasur ulje-ngritjet e mia. Unë nuk jam ndjerë shumë e fortë”, tha Angelina.

Çifti më i njohur i Hollywood-it u ndanë në vitin 2016./21Media