Seanca u caktua për nesër

Seanca u caktua për nesër

Ka dështuar të mbahet të hënën seanca gjyqësore në aferën e vizave italiane në të cilën ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe djali i ish-Presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugova, është i akuzuar kryesor.

Shkak për shtyrjen e kësaj seance ishte mungesa e të akuzuarit Astrit Haraqija i cili e kishte arsyetuar mungesën me gjendje jo të mire shëndetësore.

Seanca e radhës u caktua për 19 nëntor.

Në këtë proces gjyqësor akuzohen Ukë Rugova, Astrit Haraqija, Izet Beqiri, Florian Petani, Qefser Baholli. Pesë të akuzuarit duke përfshirë edhe djalin e ish presidentit Rugova, akuzohen për sigurimin e 500 vizave italiane Schengen në mënyre të parregullt. Aktakuza thotë se ata i kanë përfshirë edhe 500 persona si familjarë te familjes Rugova me qëllim te përfitimit të këtyre vizave./kallxo.com