Një "Asu" me pamje tjetër

Një “Asu” me pamje tjetër

Melisa Pamuk është njëra ndër aktoret më të bukura dhe të pëlqyera turke, brenda dhe jashtë Turqisë.

Tek ne ajo njihet nga roli i ”Asusë”, nga seriali i njohur turk, ”Kara Sevda”, e bukur dhe me një stil të veçantë që ka në serial ajo vazhdon të jetë edhe në jetën reale.

Krahas angazhimeve në karrierë aktorja nuk lë anash ndjekësit e saj, për të cilët publikon imazhe të shumta nga përditshmëria e saj, shkruan rtv21.tv

Së fundmi bukuroshja 27 vjeçare ka bërë një ndryshim në dukjen e saj, ajo ka shkurtuar flokët, të cilat i kishte të gjata dhe të shëndosha.

Në imazhet e publikuara së fundmi, duket se edhe ky stil i flokëve po i shkon shumë për fytyre.

Në vitin 2011 Melisa Pamuk ishte shpallur Miss Turqia. Si një studente e psikologjisë në Universitetin e Amsterdamit, ajo kishte vendosi ta linte këtë profesion për të vazhduar me atë të modelizmit e tani edhe të aktrimit. /21Media