Dyshja janë munduar ta mbajnë të fshehtë lidhjen

Dyshja janë munduar ta mbajnë të fshehtë lidhjen

Melisa Pamuk është njëra prej aktoreve më të bukura dhe të pëlqyera turke, brenda dhe jashtë kufijëve.

Në Kosovë ajo e njohur u bë me rolin e e ”Asusë”, nga seriali i njohur turk, ”Kara Sevda”, ashtu si në serial e bukur dhe me  stil të veçantë vazhdon të jetë edhe në jetën reale.
Melisa është pjesë e pandashme e shtypit turk. Për të flitet në lidhje me jetën e saj profesonale por, edhe atë personale.

Së fundmi, kanë qarkulluar disa lajme se Melisa është në lidhje me lojtarin e njohur turk, Oguzhan Ozyakup.

Sipas mediave turke, dyshja historinë e tyre të dashurisë janë munduar ta mbajnë të fshehtë për pak kohë, por nuk ia kanë dal.

Mbrëmë, 27-vjeçarja dhe Oguzhani janë parë teksa darkonin në një restorant dhe dukeshin mjaft të lumtur në praninë e njëri-tjetrit.

Mirëpo, ende nuk ka ndonjë reagim nga ta në lidhje me këto lajme. /21Media