Aktorja turke nuk i ka dëshpëruar fansat edhe me paraqitjen e saj natyrale

Aktorja turke nuk i ka dëshpëruar fansat edhe me paraqitjen e saj natyrale

Të gjithë adhuruesit e “Kara Sevda” e njohin aktoren e dashur turke, Melisa Aslı Pamuk e cila e luan rolin e Asusë në këtë serial.

Aktorja turke, ishte zgjedhur Miss Turqia në vitin 2011 dhe bukuria e saj ka rrëmbyer shumë zemra të adhuruesve, shkruan rtv21.tv

Ani pse në serial dhe në paraqitjet skenike keni mundësinë ta shihni çdo herë të grimosur e të rregulluar, ajo duket shumë bukur edhe pa grim. E këtë më së miri e dëshmon me fotografinë e fundit që ka publikuar në InstaStory ku shihet teksa bënë ushtrime në palestër.

Ndryshe, “Kara Sevda” shfaqet çdo të mërkurë, enjte dhe premte në RTV 21 me fillim nga ora 20:00./21Media