Poezi nga shkrimtari i njohur Fatos Arapi

Poezi nga shkrimtari i njohur Fatos Arapi

Fatos Arapi kishte lindur në qytetin e Vlorës, në vitin 1923. Shkollën e mesme e kreu në vlorë ndërsa studimet e larta i ndoqi në Bullgari në fakultetin e Matematikës dhe të Ekonomisë. Ka punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori Filologji të Tiranës. Fatos Arapi ka vdekur në moshën 88-vjeçare më 11 tetor të viti 2018. /21Media

 

Ata qe dashurojnë akoma

Ata që s’kanë bukë,
kur të kujtojnë bukën,
ty dhe mua le të kujtojnë.
Ata qe s’kanë zjarr,
kur të kujtojnë zjarrin,
ty dhe mua le të kujtojnë.
Të pagjumet e botës,
me syrin hapur si nata,
në mesnatën e tyre
ty dhe mua le të kujtojnë.
Ata që kanë vdekur
dhe dashurojnë akoma,
ty dhe mua le të kujtojnë.