Atalanta ia shënoi 7 gola Torinos

Atalanta ia shënoi 7 gola Torinos

Atalanta u tregua e pa mëshirshme të shtunën ndaj Torinos, duke e mposhtur me rezultat 0-7.

Ndeshja e zhvilluar në Serie A do të mbahet gjatë në mend në klubin e Torinos, pasi në fushën e vetë u mposht trupërisht.

Atalanta e arsyetoi më së miri me këtë superndeshje se pse qëndron në mesin e katër klubeve më të mira italiane në këtë sezon, duke e lënë mbrapa Romën dhe Milanin.

Pas kësaj fitoreje, Atalanta mban pozitën e katër me 38 pikë, kurse Torino është 8-ta me 27 pikë.