Sulmuesi kolumbian do të kthehet përfundimisht në Serie A

Sulmuesi kolumbian do të kthehet përfundimisht në Serie A

Atalanta vazhdon të përforcohet para pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve sezonin që po vjen. Klubi nga Bergamo ka arritur marrëveshje me Sevillan për Luis Muriel, i cili sezonin e kaluar luajti i huazuar te Fiorentina, ku u aktivizua 19 herë dhe shënoi 6 gola.

Për transferimin e 28-vjeçarit në ekipin e Giampiero Gasperinit, drejtuesit e klubit italian do t’i paguajnë Sevillas 15 milionë euro.

Muriel është lënduar në ndeshjen e së dielës në Kupën e Amerikës, ku Kolumbia u përball me Argjentinën dhe do t’i duhet pak kohë që të rikuperohet për të qenë i gatshëm për Atalantan.