“Atdheu s’është sa karrigia e zyrës”

Poezi nga Bardhyl Londo
Atdheu s’është sa sedilja e makinës tënde,
sa karrigia e zyrës,
sa dhoma komode.
A më dëgjon?!
Ti që me flamur të ri u gdhive në mëngjes,
për ta ndryshuar ndoshta
prapë në mbrëmje.
Atdheu s’është lojë kalamajsh.
Atdheu është dhimbje.
O Zot,
Dhimbje!

Back to top button