Të plagosurit ende të paidentifikuar

Të plagosurit ende të paidentifikuar

Dy shqiptarë janë plagosur mbrëmjen e së martës në Meinestraße në rrethin Wolfsburg Vorsfelde

Sikurse raporton “Bild” të plagosurit ende të paidentifikuar, ishin të moshave 30 dhe 31-vjeç.

Zëdhënësi i policisë Sven-Marco Claus në një prononcim për medien gjermane u shpreh: “Viktimat që u gjakosen shumë, të dy janë shqiptarë.”

Menjëherë pas plagosjes shqiptarët janë transportuar në spital. Njeri prej tyre për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë, ndërsa tjetri vijon të marrë ende ndihmën e mjekëve.

Një dëshmitarët që kishte parë të gjithë skenën ka thënë: “burrat u qëlluan nga një veturë që po kalonte, ndërsa ata po ecnin në trotuar. E kam dëgjuar të godasë gjashtë herë!”

Grupet e hetimit që shuan në vendngjarje janë duke vijuar edhe më tej hetimet për zbardhjen e plotë./oranews