Në shënjestër e sulmit Lulzim Kullaj

Në shënjestër e sulmit Lulzim Kullaj

Një shpërthim i fuqishëm tritoli la të plagosur 8 persona, mes tyre dhe shënjestrën e dyshuar të atentatit në lagjen “Rus” të Shkodrës, Lulzim Kullaj. 500 gramë eksploziv ishte vendosur në një motoçikletë të parkuar vetëm pak metra larg komisariatit ku zhvillohej 105 vjetori i policisë, ndërsa në momentin e shpërthimit zona ishte mjaft e populluar. Rrezja shpërthyese dëmtoi dhe disa automjete, ndërsa sipas hetuesve, objektiv i atentatit dyshohet të jetë Lulzim Kullaj pronar i motoçikletës, por dhe disa bizneseve aty pranë.