Athina “mbulohet” nga mbeturinat

Si pasojë e grevës

Qeveria e Greqisë  ka kërkuar sot nga punëtorët e shërbimit për grumbullimin e mbeturinave që t’i japin fund grevës dhjetëditore dhe që të fillojnë grumbullimin dhe largimin e mbeturinave në Athinë.

Pritet që temperaturat gjatë javës në Greqi të ngritën në mbi 42 gradë Celsius, gjë që shtyri Agjencinë për Shëndet Publik që të tërheq vërejtjen për rrezikimin e shëndetit të banorëve, nëse greva vazhdon, shkruan rtv21.tv

Qeveria e Greqisë njoftoi se do të dërgoi në Parlament propozim ligjin, me të cilin parashihet ripërtëritja e kontratave të punës për mijëra punëtorë të shërbimit për grumbullimin e mbeturinave.

Sindikatat kanë kërkuar nga Qeveria që të përmbush obligimet dhe të siguroi vende të përhershme të punës për punëtorët shumëvjeçar, e që mund të rrezikoi obligimet e ashpra buxhetore, të cilat Athina duhet ti përmbush në bazë të marrëveshjes mes Greqisë dhe kreditorëve ndërkombëtarë./21Media

Back to top button