Protestuesit grekë dogjën flamurin shqiptar gjatë një tubimi të zhvilluar në Athinë mbrëmjen e së martës

Protestuesit grekë dogjën flamurin shqiptar gjatë një tubimi të zhvilluar në Athinë mbrëmjen e së martës

Akti ndaj simbolit tonë kombëtar sipas mediave greke ka ndodhur gjatë protestës për vrasjen e 35-vjeçarit Kostandinos Kacifas nga fshati Bularat i Gjirokastrës, të cilën mediat greke e quajnë Epiri i Veriut.

Protestuesit u mblodhën pas një thirrje të organizatorëve nëpërmjet interentit dhe kërkuan që qeveria greke të kërkojë sqarime në lidhje me vrasjen e 35-vjeçarit.