ATK grumbullon 14 milionë euro më shumë se që ka planifikuar

40.8 milionë euro të inkasuara më shumë së viti i kaluar

Projeksioni i të hyrave nga ATK po vazhdon të tejkalohet, deri më 31 tetor 2018 ATK ka grumbulluar 88% të të hyrave të përgjithshme vjetore, apo shprehur në shifra 391.6 milionë euro.

“Se kemi një nivel shumë të mirë sa i përket realizimit të planit të të hyrave, këtë e tregon edhe krahasimi mes periudhave, nëse e krahasojmë periudhën janar-tetor 2018 me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kemi rritje për 40.8 milionë euro, ndërsa më shumë se plani kemi 14 milion euro”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Në komunikatë thuhet se ATK do të vazhdojë të punojë me përkushtim në realizimin, por edhe tejkalimin e projeksionit për vitin 2018./21Media

Back to top button