ATK inkanson 67. 1 milionë euro për muajin janar

14% më shumë se në muajin janar të vitit të kaluar

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) për muajin janar janë inkasuar 67.1 milion euro të hyra.

ATK njofton se në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje për 14% apo 8.2 milionë euro më shumë.

Po ashtu bëhet e ditur se veç të hyrave tatimore, ATK ka inkasuar edhe 17.7 milion euro Kontributet Pensionale.

Po ashtu ATK njofton se me qëllim të rritjes së rezultateve në mbledhjen e borxheve, është ri-organizuar Departamenti i Mbledhjes së Borxheve në një qendër të vetme në Prishtinë, në kuadër të së cilës do të funksionojnë katër divizione, ku secili divizion do të jetë përgjegjës vetëm për një fazë të caktuar të trajtimit të borxheve.

Sipas ATK-së qëllimi i këtij reformimi është inicuar duke pas parasysh nivelin e lartë të borxheve të krijuara nga tatimpaguesit.

Po ashtu ATK njofton se ka filluar procedurën e modernizmit të teknologjisë informatike. Përmes saj pretendohet të lehtësohet deklarimi dhe pagesa e tatimeve./21Media

Back to top button