ATK ka grumbulluar mbi 94 përqind të të hyrave të përgjithshme vjetore

ATK ka rritje të të hyrave në krahasim me periudhën e njëjtë të viti të kaluar

Administrata Tatimore e Kosovës deri më 30 nëntor ka grumbulluar 94.6 përqind të të hyrave të përgjithshme vjetore, apo shprehur në shifra 421.8 milionë euro.

“Krahasimi mes periudhave, reflekton rezultatet të cilat kanë tejkaluar objektivat tona. Nëse e krahasojmë periudhën janar-nëntor 2018 me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kemi rritje për 39.9 milion euro apo 10.4 %, ndërsa në raport me planin janë mbledhur 10.7 milion euro apo 2.6 % më shumë të hyra se plani i paraparë.”, bëhet e ditur në komunikatën e ATK-së.

Sipas ATK-së, gjatë kësaj periudhe janë arkëtuar mbi 148.3 milion euro të hyra për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK)./21Media

Back to top button