Vetëm edhe sot mund të aplikoni për rimbursim të kuponave fiskal

Tërheqja e numrave potencial fitues do të bëhet më 09 maj

Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë qytetarët të cilët janë të interesuar për tu bërë pjesë e kampanjës për rimbursim nga kuponët fiskal për periudhën TM1 2019 se vetëm edhe sot mund të aplikojnë përmes këtij linku: https://kuponatfiskal.atk-ks.org/Aplikimi/CreateTemp .

Sipas ATK-së, tërheqja e NPF do të bëhet me 9 maj 2019 drejtëpërdrejtë në Radio Televizionin e Kosovës, duke filluar nga ora 18:00.

Pas tërheqjes së NPF, ATK do të publikoj në web sajtin e saj  listën e fituesve.

Deri më tani numri  i qytetarëve, të cilët kanë aplikuar për këtë periudhë është 53,940./21Media

Back to top button