ATK mbledh mbi gjysmë miliardi euro brenda vitit

ATK thotë se ka thyer rekord

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se ka thyer rekord në mbledhjen e të hyrave për herë të parë që nga themeli i saj, ku vlera e mbledhur e të hyrave deri me datë 27 dhjetor 2019 ka arritur në mbi gjysmë miliardi euro (501, 640,196).

“Rezultatet e larta të të hyrave janë reflektim i përkushtimi të jashtëzakonshme të ATK-së, në luftimin e ekonomisë jo-formale, mbledhjen e borxheve, rritja e kapaciteteve profesionale të stafit, përmirësimi i proceseve kyçe tatimore, komunikimi i rregullt me tatimpagues, bashkëpunimi me qytetarë, si dhe automatizimin e shërbimeve ndaj tatimpaguesve.”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e ATK-së

 Vitin e kaluar ATK ka arritur që të mbledh 455.9 milionë euro që i bie 48 milionë euro ose mbi 10% më pak se periudha e njëjtë e këtij viti./21Media

Back to top button