Në raport me planin janë mbledhur 7.4 % më shumë të hyra

Në raport me planin janë mbledhur 7.4 % më shumë të hyra

Performanca e të hyrave në Administratën Tatimore të Kosovës është duke u rritur vazhdimisht, vetëm për muajin janar-shkurt nga të hyrat e rregullta janë mbledh 78.9 milionë euro, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje për 10.6 milionë euro apo 15.5 %.

Kështu thuhet në një komunikatë të ATK-së, ku theksohet se në raport me planin janë mbledhur 7.4 % më shumë të hyra.

“Të hyra të njëhershme nga FKPK (Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës) gjatë muajit Janar janë arkëtuar 9.9 milionë euro. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë arkëtuar mbi 23.1 milionë euro të hyra për FKPK. Pra, gjithsej të hyra gjatë kësaj periudhe raportuese (Tatimet, FKPK dhe nga të hyrat e njëhershme nga FKPK) janë në vlerë prej mbi 111.9 milionë euro. Rezultat për rritjen e të hyrave janë avancimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, të cilat kanë lehtësuar në masë të madhe deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe kanë ngritur nivelin e përmbushjes vullnetare”, thuhet në komunikatën e ATK-së.

Sipas tyre, këtu rol të rëndësishme ka edhe pjesa e legjislacionit tatimor, përmes së cilit bëhen përpjekje të vazhdueshme që të krijohet një infrastrukturë e mirë ligjore.