16% më shumë së plani i vitit të kaluar

16% më shumë së plani i vitit të kaluar

Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur të mbledh 35. 5 milionë euro të hyra për këtë vit për periudhën kohore Janar- Shtator 2019.

“Për periudhën e lartcekur, ATK ka arritur të mbledh 35.5 milionë euro të hyra më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, ndërsa, të hyra e përgjithshme të mbledhura janë në vlerë 372.3 milion euro. Përderisa kontributet pensionale i keni në vlerë 132.9 milion euro, që në total kemi mbledhur 505.2 milionë euro tatime dhe kontribute.”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Po ashtu ATK bën të ditur se për këtë vit projeksioni është 516 milionë euro apo 16% më shumë së plani i vitit të kaluar.

“Mirëpo synimet e ATK-së për këtë vit do të jenë shumë të qarta dhe do të jemi brenda kornizave të Strategjisë së Përmbushjes dhe Planit Strategjik, do të punojmë në luftimin dhe parandalimin e ekonomisë joformale, meqë me uljen e informalitetit do të kemi rritje të të hyrave dhe njëkohësisht, krijim të barazisë në treg.”, thuhet në komunikatë.

Sipas ATK-së e rëndësishme është rritja e komunikimit me tatimpaguesit, pasi që vetëm në këtë mënyrë ata do t’i kuptojnë obligimet të cilat i kanë ndaj administratës tatimore.

“Me një qasje të ngjashëm si kjo ne do të mund te kemi këtë paralelisht me konsolidimin e kapaciteteve, si dhe kompletimin e infrastrukturës ligjore.”, vijon komunikata.

Tutje ATK zotohet se për mision ka inkurajimin e tatimpaguesve përmbushje vullnetare, trajtim transparent dhe gjithëpërfshirës si dhe dhënien e këshillave profesionale për implementimin e ligjeve./21Media