ATK mbylli 5 biznese që merren me shitjen e derivateve

Sipas ATK-së, aksioni do të vazhdojë

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se ka vazhduar me aksionin e saj tek bizneset që merren me shitjen e derivateve të naftës,  të cilat nuk janë fiskalizuar.

Siç bëhet e ditur në komunikatën e ATK-së, destinacioni ishte rajoni i Mitrovicës, ku gjatë aksionit të zhvilluar në teren, zyrtarët tatimor ka vërtetuar se një numër i vogël i tatimpaguesve nga kjo fushë po rezistojnë  të pajisjen me arka fiskale. ”Gjatë këtij aksioni janë mbyllur 5 biznese të cilat merren me shitjen e derivateve, aksioni në fjalë do të vazhdoj edhe gjatë ditëve në vijmë, në mënyrë që instalimi i pajisjeve speciale fiskale dhe shfrytëzimin i tyre  të bëhet në pajtim me udhëzimin administrativ dhe ligjin”, njofton ATK.

Administrata njofton se ka arritur që me aktivitete të shtuara në terren që afër 90% e bizneseve që merren me shitjen e derivateve të naftës të fiskalizojë, ndërsa te bizneset e pa fiskalizuara të ndërmarr masa ligjore, siç është mbyllja e aktivitetit të tyre deri në fiskalizimin final.

”ATK është e vendosur për vazhdimin e aktiviteteve shtesë, me qëllim të verifikimit të instalimit, përdorimit të pajisjeve fiskale te të gjitha këto biznese dhe fiskalizimit te tyre”, njoftohet më tutje në komunikatën e ATK-së.

Procesi i montimit të pajisjeve specifike fiskale në aparatet e pikave të shitjes nëpër pikat e karburanteve ka filluar në vitin 2014. /21Media

 

Back to top button