Veseli në ATK

Veseli në ATK

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka zhvilluar një vizitë në Agjencinë Tatimore të Kosovës.

Veseli tha se ATK-ja e ka ashpërsuar luftën kundër korrupsionit edhe me një masë të re shumë efikase, me Sistemin e Riskut.

E sipas tij, kjo ka ndikuar  në rritjen e të hyrave të ATK-së, në 11% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ky sistem elektronik i identifikimit të bizneseve, që të tash kontrollohen me të dhënat e riskut duke u analizuar në mënyrë automatike, i ka eliminuar kontrollet selektive dhe qëllimkëqija me tendenca korruptive. Po ashtu, kompanitë me probabilitet të lartë për të bërë evazion fiskal identifikohen me kohë nga ky sistem, i cili më pas i orienton edhe kontrollet për ta shmangur atë. Këto masa kundër korrupsionit i kanë rritur të hyrat e Administratës Tatimore të Kosovës në 11% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kjo rritje trefish më e madhe se rritja ekonomike dëshmon se shkalla e rritjes vjen prej efikasitetit dhe qeverisjes së mirë të ministrit Bedri Hamza, jo prej rritjes së natyrshme të ekonomisë sonë”, shkroi Veseli në Facebook.