ATK pezullon nga puna dy inspektorë tatimor

Të dy janë arrestuar nën dyshimet se kanë keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar

Administrata Tatimore e Kosovës ka marrë vendim për pezullimin parandalues nga marrëdhënia e punës në ATK për dy inspektorë, të cilët janë arrestuar nën dyshimet se kanë keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar.

“Administrata Tatimore e Kosovës njofton opinionin publik se bazuar në informatat e pranuara nga organet kompetente dhe duke u mbështetur në nenin 69  të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Kosovës, ka marrë vendim mbi pezullimin parandalues nga marrëdhënia e punës në ATK për dy inspektor, të cilët janë arrestuar nën  dyshimet se kanë keqpërdor pozitën dhe autoritetit zyrtar. Të pezulluarit nga marrëdhënia e punës janë një inspektor tatimor, si dhe inspektore e Lojërave të Fatit.”, bëhet e ditur në komunikatën e ATK-së.

Më tej ATK siguron opinionin se çdo informatë e dëshmuar për keqpërdorime të detyrës zyrtare dhe rasteve korruptive, ato do të dërgohen në organet kompetente për trajtim.

“Menaxhmenti  i ATK-së siguron opinionin se çdo informatë e dëshmuar  për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe rasteve korruptive do të dërgohet në organet kompetente për trajtim, dhe ndaj të gjithëve që shpallen fajtorë për vepra penale do të ndërmerren masat e largimit nga marrëdhënia e punës në institucionin tonë”, bëhet e ditur në komunikatën e ATK-së./21Media

Back to top button