Prezantohen të arriturat e ATK-së

Prezantohen të arriturat e ATK-së

Në Beqic është mbajtur samiti rajonal me temën Stabiliteti Financiar Rajonal në Mjedisin e ri Global” i Guvernatorëve, Ministrave të Financave dhe Drejtorëve të Administratave Tatimore.

Në panelin e Drejtorëve të Administratave Tatimore, temë diskutimi ishte Reforma e Administratës Tatimore dhe lufta kundër Ekonomisë “Gri”, në të cilin ishte edhe Drejtor i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri.

Në këtë samit u prezantuan të arriturat e ATK-së në funksion të përmbushjes tatimore, zhvillimet ndërmjet dy samiteve në luftimin e dukurive të ekonomisë joformale si njëra nga rreziqet kyqe të konkurrencës së drejt në biznes.

Sistemi tatimor i Kosovës,  vlerësohet relativisht i thjeshtë, me norma të ulëta tatimore, shtet me politika fiskale të orientuara drejt nxitjes së investimeve dhe prodhimit të brendshëm dhe gjithashtu krijimit të një ambienti atraktiv për investimet e huaja.

Në funksion të stabilitetit financiar, në ATK ka pas një ngritje të përmbushjes tatimore dhe një trend pozitiv në të hyra, si rezultat i një partneriteti me Tatimpagues, krijimit të lehtësive për TP e rregullt dhe luftimit të TP që bëjnë shmangie në pagesën e tatimeve. A

Që të realizohet misioni i ATK-së është bërë identifikimi i rreziqeve të përmbushjes tatimore, janë hartuar planet operative për trajtimin e rreziqeve dhe është përshtatur shpërndarja e resurseve për trajtimin e tyre.

Në mënyrë specifike është bërë:

– Zhvillimi i veglave dhe aplikacione softuerike në përkrahje të njësive funksionale në ATK (raportime menaxheriale, analiza e riskut për përzgjedhjen e t/p për vizita, vlerësime dhe kontrolle tatimore, etj.),

– Digjitalizimi i proceseve biznesore:

-Deklarimi elektronik i të gjitha tatimeve;

Libri i blerjes dhe shitjes,

-Kërkesat për rimbursim,

Pajisja me vërtetim Tatimor elektronik për persona fizikë dhe biznese,

Menaxhimi i plikove me kuponë fiskal duke mundësuar komunikimin interaktiv në mes të qytetarëve dhe Administratës Tatimore.

Të gjitha këto dhe zhvillimet tjera janë vlerësua edhe nga Institucionet Ndërkombëtare (FMN, BB, etj). Në raportin e Bankës Botërore për “Doing biznes”, për Indikatorin “Pagesa e tatimeve” Kosova radhitet në vendin e 43, ka një ngritje për 34 pozita (nga 74 ne 43).

Po ashtu janë shënuar përparime në fushën e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rajonal e më gjerë dhe shkëmbimit të përvojave në luftën kundër të gjitha formave të ekonomisë së hirtë:

Zgjerimi i bashkëpunimit me Doganën dhe Policinë e Kosovës;

Shkëmbimi i informatave bazuar në Marrëveshjet për eliminimin e Tatimit të dyfishtë (10 METD në fuqi dhe 3 të negociuara);

Bashkëpunim rajonal në luftën kundër ekonomisë jo formale (këmbim informatash, trajnime të përbashkëta, vizita studimore, etj.) me Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Kroacinë, Slloveninë, Estoninë, etj.

Ndërsa, në synimet drejt anëtarësimit të Kosovës në BE, Marrëveshja e Stabilizim Asocimit (MSA), në fushën e tatimeve kërkon harmonizim të legjislacionit për tatimet. MSA për Kosovën mbulon ndalimin e diskriminimit fiskal, tarifat e natyrës fiskale, zhvillimin e Kosovës në fushën e tatimeve dhe masat me të cilat synohet reformimi i mëtutjeshëm i sistemit fiskal në Kosovë si dhe ristrukturimin e administratës tatimore me qëllim të sigurimit të efektivitetit të vjeljes së tatimeve dhe kundër mashtrimit fiskal.

ATK vazhdon procesin e përsosjes së mëtejshme të shërbimeve, duke përfshirë këtu E-shërbimet moderne tatimore dhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore, zhvillimi i politikave, programeve dhe procedurave të shërbimeve për TP; Komunikim i shtuar (Publikimi i risive dhe ndryshime të tjera përmes kanaleve të ndryshme elektronike,  seminare me Tatimpagues, etj.), transparencë dhe shërbime efikase për tatimpagues në bashkëpunim me grupet e interesit (Odat Ekonomike, Shoqatat profesionale, etj.).

Synimet për të ardhmen, ATK i ka përcaktuar në këto projekte:

Sistemi i ri i Teknologjisë Informative;

Automatizim i plotë i proceseve;

Integrimi i plotë ndër – Institucional;

E-fatura;

Vazhdimi i digjitalizimit të shërbimeve tatimore;

Avancimi i Sistemit te Fiskalizimit të bizneseve (sistemi on-line i raportimit nga Pajisjet Fiskale), duke përfshirë edhe lojërat e fatit;

Ky samit është një mundësi e mire për shkëmbimin e përvojave të mira dhe krijimin e një dialogu për luftimin e dukurive negative në përmbushjen e tatimeve.

Ndryshe, pjesëmarrës në këtë samit ishin përfaqësues nga shtetet rajonale si: Kosova, Mali i Zi, Shqipëria, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Maqedonia./21Media