ATK së shpejti do të zëvendësojë sistemin e teknologjisë informative

Sot është mbajtur takimi i përbashkët i Komitetit Drejtues për procesin e modernizimit te proceseve dhe sistemit të teknologjisë informative në Ministrinë e Financave, lidhur projektin per integrimin e sistemit për teknologji informative

Qëllimi bazë i këtij projekti është modernizimi i proceseve biznesore, lehtësirave për përmbushjen e tatimeve nga tatimpaguesit, ofrimi i shërbimeve elektronike me synim zëvendësimin e shërbimeve me letër, lehtësimi i mënyrës se raportimit ndërinstitucional përfshirë Administratën Tatimore, Doganën e Kosovës dhe Thesarin e Kosovës.

Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri potencoi rendësinë e këtij projekti dhe u zotua se do të ketë përkushtim maksimal që ky projekt të finalizohet.

Pjesë e këtij takimi ishin edhe përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Dogana e Kosovës.

Gjithashtu, procesi do të lehtësojë menaxhimin e proceseve në mënyrë më efikase dhe inteligjente. Procesi është duke u ndihmuar me ekspertizë nga ekspertë të angazhuar nga FMN, me financim të përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian./21Media

Back to top button