Me këtë rol, ai mori famë në të gjithë botën

Me këtë rol, ai mori famë në të gjithë botën

Mr Bean është një nga personazhet më të dashura dhe më të famshme të tij.

Bean u përhap si stuhi në gjithë botën në vitet ’90 duke i dhënë Rowan Atkinsonit famë botërore.

Por, 63-vjeçari thotë se ndoshta nuk do të kthehet më në rolin e ‘Mr Bean’ pasi ndjehet se ka bërë gjithçka që ka mundur për karakterin.

Gjatë një interviste për emisionin Graham Norton, aktori u shpreh se dyshon nëse do të rishfaqet.

“Unë dyshoj se do të rishfaqet ndonjëherë. Ka një pikë kur ju keni bërë gjithçka që mundeni. Por, kurrë mos thuaj kurrë”, tha ai, raporton Oranews.

Aktori për herë të parë mori rolin në vitin 1990 dhe luajti 15 seri të krijuara nga komediani, Richard Curtis.

Pas tyre pati edhe shumë seri të tjera dhe dy filma, i fundit prej të cilëve, Mr Beans Holiday, i cili kishte dalur në vitin 2007.