Atletet e nënshkruara nga vetë Michael Jordan mund të blihen tani, dhe çmimi i tyre mund të mbërrijë më shumë se 6 shifra

Atletet e nënshkruara nga vetë Michael Jordan mund të blihen tani, dhe çmimi i tyre mund të mbërrijë më shumë se 6 shifra

Një javë pasi fanella e Michael Jordan doli në ankand, ankandet SCP do të vendosin në shitje atletet Converse.

Këto atlete janë shumë të rralla, pasi pas Olimpiadës të vitit 1984 Jordan nënshkroi kontratë me kompaninë Nike, shkruan rtv21.tv.

Atletet konsiderohen se janë në gjendje mjaftë të mirë, edhe pse janë të përdorura në disa lojëra, dhe kanë autografin e Michael Jordanit.

Ankandi fillon sot, dhe çmimi i atleteve mund të mbërrijë në 100 mijë dollarë./21Media