Atletico mposhti Eibar

Atletico mposhti Eibar

Futbollistët e Atletico Madrid shënuan sonte fitore të vështirë si vendës kundër Eibar, me rezultat 3:2 në La Liga.

Atletico në këtë mënyrë mban pikë maksimale dhe pas tri xhirosh kryeson tabelën me 9 pikë.

Klubi nga Madridi nuk pati detyrë aspak të lehtë, pasi mysafirët erdhën në epërsi qysh në minutën e shtatë përmes Charles, derisa 12 minuta më vonë Arbilla shënoi për 2:0.

Vendësit u rikthyen në lojë me golin e Joao Felix në minutën 27. Vitolo barazoi shifrat në minutën 52, derisa tri pikë të mëdha për skuadrën e tij i siguroi Partey në minutën e fundit të ndeshjes.

Në ndeshjet tjera, Valencia mposhti Mallorca me rezultat 2:0, me golat e Daniel Pareho ’43 dhe ’57, që të dyja nga penalltia.

Granada befasoi Espanyol si mysafir me rezultat bindës 3:0, me golat e Puertas ’13, Fernandez ’68 dhe Azeez ’74.