Barazim ndaj rivalëve të qytetit

Barazim ndaj rivalëve të qytetit

Emocione, nervozizëm dhe raste pa fund. Derbi i Madridit i dhuroi të gjitha, përveçse asaj që pritej, fituesit.

Atletico e Madridit nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 ndaj rivalëve të qytetit, Realit të Madridit, duke ndalur në këtë mënyrë “arratinë” e Los Blancos drejt titullit të La Liga. Që do të ishte një duel më shumë se futbollistik u vu re që në minutat e para, me Sergio Ramos që hodhi në fushë Felix.

Ndërhyrje që ndali vrullin e portugezit, i cili nuk arriti të dalë asnjëherë në lojën e tij. Pak minuta më vonë, Nacho ndëshkohet me karton të verdhë, teksa pjesa e parë mbyllur në barazim pa gola, pavarësisht rasteve.

Edhe fraksioni i dytë mbyllet me rrjeta të paprekura, me dy skuadrat që ndajnë pikët dhe e zhvendosin vëmendjen në takimet e mesjavës në Champions League. Sa i përket La Liga, Reali kryeson në kuotën e 16 pikëve, ndërsa Atletico mban vendin e tretë me 14 pikë, aq sa Granada, kundërshtari i Realit në fundjavën e ardhshme./oranews