Pamje nga atmosfera para ndeshjes

Pamje nga atmosfera para ndeshjes

Sonte duke filluar nga ora 20:45 kombëtarja e Anglisë do të ndeshet në vend të vetë me Kombëtaren e Kosovës, shkruan rtv21.tv

Rreth një orë e gjysmë para fillimit të sfidës ndërmjet Anglisë dhe Kosovës, qindra njerëz kanë dalë në rrugë për të përkrahur kombëtaren e tyre

Portali rtv21.tv ka siguruar një video, në të cilën shihet atmosfera në Angli para ndeshjes së sontme.

Kosova sonte do ta zhvillojë ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020. “Dardanët” do të përballen në udhëtim me Anglinë, me sfidën që do të fillojë nga ora 20:45. Kujtojmë që Kosova në 15 ndeshjet e fundit nuk ka asnjë humbje./21Media