Pamje nga festivali “Sunny Hill”

Pamje nga festivali “Sunny Hill”

Dyert e festivalit “Sunny Hill” u hapën gjatë ditës në orën 14:00, ku qytetarë të shumtë kanë pasur mundësinë të shijojnë kampingun dhe hapësirat tjera kreative.

Tashmë kanë filluar performacat e artistëve të njohur të cilët do të argëtojnë publikun deri në ora 12:00, për t’i lënë radhën performuses kryesore të mbrëmjes, këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa.

Artistët dhe grupet që do të ngjiten sot në skenë janë: Sytë, MTNJ, Kachinari, Genc Salihu, Gipsy Groove, Offchestra, Dren Abazi & Zig Zag Orchestra, Asgjë sikur dielli, Oda, Jericho, Grace Carter, Stanaj dhe e fundit ajo që të gjithë e presin këngëtarja shqiptare Dua Lipa, e cila do të dalë në skenë rreth orës 12 pas mesnate.

Festivali ka karakter humanitar, sepse 25 për qind e të hyrave neto që mbesin nga festivali do t’i dhurohen organizatave kosovare që kujdesen për zhvillimin e fëmijëve kosovarë, posaçërisht atyre me nevoja të veçanta./21Media