Grupi "Gjurmët" me koncert madhështor

Grupi “Gjurmët” me koncert madhështor

Salla e Sporteve “1 Tetori” në Prishtinë aktualisht është e mbushur me një numër të madh të njerëzve, të cilët janë mbledhur për koncertin madhështor të organizuar nga grupi “Gjurmët”, të cilët sonte janë rikthyer në skenë pas 35 vjetësh.

“Gjurmët” këtë rikthim e kanë bërë pikërisht sot ku gjithë Kosovarët kanë festuar  Ditën e Çlirimit.

Por, përveç tyre në skenë do të performojnë këngëtarë tjerë të njohur.

Në disa pamje të sigurara nga portali rtv21.tv në skenën e këtij koncerti duket se kanë kënduar , Elina Duni dhe Dugagjin Lipa.

Kujtojmë se, ky grup ishte formuar në vitin 1980 me nismën e Migjen Kelmendit, së bashku me Armando Gjinin, Tomor Kurshumliun, Petrit Rizën dhe Bekim Dylën. Ata ishin bashkuar e kishin formuar një grup muzikor që la gjurmë në historinë artistike kosovare. /21Media