Haradinaj flet për etapat që procesi i dialogut ka kaluar

Haradinaj flet për etapat që procesi i dialogut ka kaluar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj zhvilloi një intervistë speciale sonte në RTV 21.

Ai tha që për të gjitha gjërat që procesi i dialogut ka kaluar janë bërë për një qëlllim dhe ai është njohja e Kosovës nga Serbia në kufijt ekzistues.

S’po du me u tregu largpamës shumë, po ato që kam kërkuar po ndodhin. Do të thotë unë kam kërkuar që me ju hekë zonjës Mogerini dialogu edhe iu është heqë. Unë kam kërkuar samit, konferencë diçka e ngjashme edhe po ndodh. Pra mos të e teproj, po po ashtu kam kërkuar që gjërat të qartësohen, roli i gjithkujt edhe ashtu po shkon, po vjen deri atje. Kini parasysh, kjo është një fitore për Kosovën, jo për mua si kryetar Qeverie, po për Kosovën, për shkak se pikërisht ato që i kemi dhënë si vizion, po ndodhin. Pra po vijnë një nga një, ajo që është shumë me rëndësi është që pasi të përmbyllen këto zgjedhje në BE, edhe pas Parisit, pra të qartësohet edhe më tutje mënyra se si do të vijmë deri te një epilog dhe këtë do ta bëjmë edhe në konsultë direkte me Amerikën. Pra, shiheni unë i kam pas disa rreziqe dhe kam rë nëpër disa rreziqe, po kur po thom unë po them Kosova. E para se na je kemi hekë tavolinës së dialogut, Kosova ia ka dorëzu sovranitetin e vetë në tavolinë të dialogut që është rrezik i madh, se në tavolinë të dialogut ulet shefi i shteti fqinj, zonja Mogherini… pra shumë tema nacionale, të rëndësisë nacionale është mendu që duhet me u diskutu edhe me u vendos në dialog e jo në Kosovë, si rasti i ushtrisë, si rasti i plotë temave të tjera…dhe ne ja kemi hekë atë prej tavolinës, pra e kemi kthy në Kosovë, në Kosovë ndodhë Kosova, në Prishtinë ndodhë Kosova. Ky ka qenë pak rrezik se kemi mund me u keqkuptu me disa, ka qenë në rrezik taksa dhe qëndrueshmëria jonë në taksë dhe në dialog pa kushte, se prapë kemi mund me u keqkuptu. Janë mundu me më qitë në pozita që unë po i prishi marrëdhëniet me Amerikën, po e përkeqësoj këtë ose jam armik se nuk po du paqe ose s’po du marrëveshje ose ku di unë. Gjitha këto janë tejkaluar tani fatmirësisht, tash jemi në një etapë të re, janë mundu me thanë që e kam thirri konferencën gabim se aty hynë rusi, pse nuk ke rusi në Berlin më falni, a ke rusi, jo nuk ke. Do ta kemi takimin e Parisit, mund ta kemi një takim edhe në Uashington, pra mund të ndodh Uashingtoni edhe mund të kyçet Uashingtoni, po ashtu direkt. Të gjitha këto janë proces për me mujt me i dhanë qartësi finale edhe vetëm një zgjidhje e ka dhe ajo është fillimi dhe jo mbarimi, njohja e Kosovës nga Serbia në kufijt ekzistues, një njohje reciproke, në respektim ndaj të drejtave të njeriut, marrja e obligimeve të dëmeve të kalumës, marrëdhënie ekonomike të avancuar edhe një perspektivë euroatlantike për Serbinë veç europiane, se ata nuk dojnë me hy në NATO, për neve euroatlantike se dëshirojmë me hy në NATO.”, tha kryeministri./21Media