Së paku 17 të vdekur, mbi 150 të tjerë të zhdukur

Së paku 17 të vdekur, mbi 150 të tjerë të zhdukur

Vatrat e zjarrit po vazhdojnë të përhapen në shtetin e Kalifornisë, me autoritetet të cilat raportuan për së paku 17 të vdekur dhe 150 të tjerë të zhdukur. Flakët tashmë kanë shkatërruar mbi 1500 shtëpi dhe objekte tjera.

Zjarri ka kapluar mbi 46 mijë hektar tokë që nga e diela, kur ka filluar dhe ai është përhapur me shpejtësi të madhe, si rezultat i thatësisë dhe erës së fuqishme. Mbi 90 mijë shtëpi në qarqet Sonoma dhe Napa kanë mbetur pa furnizim me rrymë, ndërsa 28 mijë shtëpive tjera i është ndërprerë furnizimi me gaz,shkruan rtv21.tv

Me dhjetëra mijëra njerëz u detyruan të evakuohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa shkollat dhe së paku dy spitale kanë qenë të detyruara të qëndrojnë të mbyllura në qarkun Sonoma.
Guvernatori i Kalifornisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në qarqet Napa, Sonoma dhe pesë qarqe tjera./21Media