Shkatërron veturën 313 mijë euro

Shkatërron veturën 313 mijë euro

Sulmesi i Arsenalit, Pierre Emerick Aubameyang, është përfshirë në një aksident trafiku me veturën e tij luksoze Lamborghini, derisa po shkonte në shtëpi pasi përfundoi seancën stërvitore.

Sulmuesi është fotografuar teksa po qëndronte afër makinës luksoze, e cila kushton rreth 313 mijë euro. Ai ishte përplasur me një Mercedes, në një rrugë në Hertfordshire të Anglisë. Raportohet nga mediat angleze që nga ky aksident nuk ka asnjë person të lënduar.

Sulmuesi i Arsenalit nuk është ylli i vetëm i Premier ligës që u aksidentu me makinë këtë sezon, pasi që edhe Sergio Aguero shkatërroi Range Roverin e tij, i cili kushton 173 mijë euro./21Media