Aubameyang mund të dënohet për maskën

Hans-Joachim Watzke, drejtor i përgjithshëm i Dortmundit, deklaroi se “puna e maskës është një budallallëk

Borusias së Dortmundit nuk i ka pëlqyer aspak që Pierre-Emerick Aubameyang festoi golin në ndeshjen ndaj Shalke 04 me një maskë që e ka përdorur në një reklamë të firmës Nike. Kjo sepse klubi verdhezi ka kontratë me firmën Puma.

Hans-Joachim Watzke, drejtor i përgjithshëm i Dortmundit, deklaroi se “puna e maskës është një budallallëk.

Pas këtyre komenteve të drejtorit pritet një gjobë për sulmuesin nga Gaboni, i cili ka bërë një veprim i cili nuk i ka pëlqyer sponzorit të pumas.

Back to top button