Pierre-Emerick Aubameyang nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga Borussia Dortmund

Pierre-Emerick Aubameyang nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga Borussia Dortmund

Sulmuesi nga Gaboni është i lidhur me ‘milionerët’ deri në vitin 2021, por lojtari e ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga skuadra gjermane, madje, qysh në afatin kalimtar të janarit.

“Në tregun e transferimeve, shumë gjëra mund të ndodhin”, tha Aubameyang.

Mediat e huaja raportojnë se 28 vjeçari mund të jetë pasardhës i Antonio Griezmann-it tek Atletico Madrid, pasi që francezi duket se ka vendosur të largohet nga skuadra e Diego Simeone.

Ndryshe, Aubameyang është i lidhur edhe me transferimin tek Real Madrid./KP