Ai tha se te Dortmundi është në shtëpinë e tij

Ai tha se te Dortmundi është në shtëpinë e tij

Pierre Emerick Aubameyang shuan ëndrrat e Milanit, pasi sulmuesi nga Gaboni dëshiron të qëndrojë te Borussia Dortmund. Përmes një interviste në mediat gjermane, Aubameyang qartësoi përfundimisht situatën e tij.

“E ndjej se duhet të them se do të qëndroj te Borussia Dortmund. Këtu jam në shtëpinë time. Për sa i përket “sezonit të ri nuk premtoj asgjë përsa i përket titullit. Bayerni është akoma një hap para nesh, por ne mund ta rivalizojmë”, deklaroi Aubameyang.

Emri i Aubameyang është përmendur shpesh në zërat e merkatos së transferimeve në javët e fundit ku fillimisht u fol për një transferim të mundshëm te Paris Saint Germain e më pas edhe në kampionatin kinez me këtë të fundit që është një opsion i mundshëm për të në të ardhmen.

“Askush nuk e di se çfarë rezervon e ardhmja, ditët e fundit kam folur me drejtuesit e Borusias dhe u kam thënë se një ditë do të ndërroj qytet dhe do të provoj aventura të reja. Është diçka normale që të mendosh edhe për Ligën Kineze, sidomos kur mendon ofertat e rëndësishme që të bëjnë klubet e këtij kampionati”, tha ai.