Çdo modeli i ri Audi nga tash do të ketë një shenjë të llojit të motorit në gepekun e bagazhit dhe numër dyshifror, i cili përfundon me zero ose pesë

Çdo modeli i ri Audi nga tash do të ketë një shenjë të llojit të motorit në gepekun e bagazhit dhe numër dyshifror, i cili përfundon me zero ose pesë

Prodhuesi gjerman ka vendosur që të komplikojë shenjëzimin e automobilave të tij. Deri më tash Audi në anën e pasme të automjetit kanë pasur emërtimin e modelit, i cili kryesisht përbëhet nga një shkronjë (A, Q, S ose R) dhe një numër.

Tash para shenjës së motorit do të shtohet numri dyshifror, i cili përfundon me zero ose pesë – në hapësirë prej 30 deri 70, i cili definon forcën e agregatit në automobil.  Për shembull, numri “30” do të thotë se motori ka fuqi prej 110 kuaj fuqi deri 130, derisa “45” nënkupton se njësia motorike ka fuqi ndërmjet 230 kuaj fuqi dhe 252 kuaj fuqi.

Numri më i madh “70”, do të bartet nga modelet, agregatet e të cilëve sigurojnë më shumë se 544 kuaj fuqi.

Kështu duket lista komplete e shenjave dhe fuqive përkatëse të motorëve:

30 = 110-130 kuaj fuqi (81-96 kW)  35 = 150-163 kuaj fuqi (110-120 kW)  40 = 170-204 kuaj fuqi (125-150 kW)  45 = 230-252 kuaj fuqi (169-185 kW)  50 = 285-313 kuaj fuqi (210-230 kW)  55 = 333-374 kuaj fuqi (245-275 kW)  60 = 435-462 kuaj fuqi (320-340 kW)  70 = 544+ kuaj fuqi (400+ kW)

Prodhuesi gjerman thotë se sistemi i ri i emërtimit do të fillojë së zbatuari nga vjeshta, fillimisht me modelin e gjeneratës së re A8. Dy versionet e këtij automobili, të cilat arrijnë në treg me motor me gjashtë cilindra, do të kenë shenjat “50 TDI” dhe “55 TFSI”.