RS6 Avant Performance Nogaro Edition posedon motor me 4.0 litra benzinë

RS6 Avant Performance Nogaro Edition posedon motor me 4.0 litra benzinë

Modeli më i ri i Audi ka ngjyrën e kaltër, e cila kujton Audi RS2 nga viti 1994, i cili ishte karavani i parë “tunning”.

Po ashtu modeli dallon për nga opsioni më i errët dhe dizajni i veçantë.

Enterieri karakterizohet nga veshja me lëkurë dhe fibrat e karbonit.

RS6 Avant Performance Nogaro Edition posedon motor me 4.0 litra benzinë, e cila duke iu falënderuar dy turbinave prodhon 705 kuaj fuqi, që është më tepër se sa versionet bazë.

Pakoja përfshin shpejtësinë maksimale prej 305 km/h. Kjo është arritur me ndihmën e seteve nga tunning i studios ABT. Do të prodhohen gjithsej 150 automobila të tillë. Audi pohon se shpenzimi i kombinuar i karburantit do të jetë 9,6 litra në 100 km. Çmimi i veturën në tregun gjerman kushton 124.2 mijë euro.