Audi njoftoi se në Hungari do të prodhojë edhe modelin Q3

Audi njoftoi se në Hungari do të prodhojë edhe modelin Q3

Prodhuesi gjerman ka vendosur që modeli i ardhshëm Q4 të prodhohet në Hungari, derisa modeli i paralajmëruar më herët Audi Q8 do të prodhohet në Sllovaki.

Q4 do të prodhohet në fabrikën e Audi-s në Xheru në vitin 2019.

Audi Q4 është menduar si kupe crossover, i cili do të pozicionohet ndërmjet modeleve SUV dhe Q3 e Q5.

Elementet e stilit do të merren nga koncepti Audi TT Offroad nga viti 2014.

Audi njoftoi se në Hungari duke filluar nga viti 2018 do të prodhojë edhe modelin Q3, ndërsa deri atëherë ky SUV do të prodhohet edhe më tej në Spanjë.

Kur bëhet fjalë për Audi Q8, koncepti i të cilit është prezantuar në fillim të vitit 2017 në Detroit, versioni serik do të fillojë të prodhohet në vitin 2018, në fabrikën në Bratislavë të Sllovakisë.