Auditori: Pagesat e profesorëve për provime dëmtojnë buxhetin e UP-së

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se profesorët e Universitetit të Prishtinës paguhen më shumë se sa duhet për paraqitjen e provimeve për kokë studenti

Në bazë të Rregullores për të ardhurat personale në Universitetin e Prishtinës e cila është nxjerr në vitin 2012 parashihet për çdo student të nivelit baçelor që paraqitet në provim, kompensimet për profesorin të shkojnë në vlerë prej 0.60€ dhe për çdo student të nivelit master që paraqitet në provim, profesorit kompensimet i shkojnë në vlerë prej 3€.

Por sipas udhëzimeve në fuqi , studentët e nivelit baçelor nuk paguajnë për paraqitje të provimit kurse ata të nivelit master paguajnë vetëm 2.5€
Në bazë të Auditorit pagesat që bëjnë studentët për t’i paraqitur provimet nuk i mbulojnë shpenzimet për profesorët.

Me këtë rast sipas Auditorit mbajtja e provimeve do të duhej të jetë pjesë e pandashme e detyrave të punës për të cilën profesorët paguhen nga me rrogë fikse.

Sa i përket kësaj auditori thotë se “Kompensimi i profesorëve për provime shkakton kosto të panevojshme për UP-në dhe mund të sjellë vështirësi financiare”.
Zyra Kombëtare e Auditimit i rekomandon rektorit të UP-së dhe Këshillit Drejtues që të shikojnë mundësitë rreth rishikimit të rregullores së, për ta përshtatur atë me rrethanat aktuale./21Media

Back to top button