Aurela Gaçe dhe Eli Fara vijnë me duet
16 Nëntor 2018
"Kënga Magjike" i bashkon këngëtaret
“Kënga Magjike” i bashkon këngëtaret
Dy këngëtaret e mirënjohura shqiptare, Aurela Gaçe dhe Eli Fara do të vijnë me një bashkëpunim.
Në 20 vjetorin e Këngës Magjike, të dy artistet kanë vendosur të vijnë me duet, shkruan rtv21.tv
Këtë lajm e ka bërë të ditur Aurela Gaçe, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
Detaje të tjera rreth këngës nuk janë bërë të ditura dhe mbetet të shihet se çfarë befasie kanë përgatitur për publikun./21Media