Aurela: Kështu i kalova këto 45 vjet..

Aurela: Kështu i kalova këto 45 vjet..

Këngëtarja e njohur shqiptare e cila ka vite që është pjesë e skenës muzikore, Aurela Gaçe, feston sot 45 vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë të veçantë, këngëtarja ka zgjedhur që në rrjetin social Instagram të publikojë një fotografi në të cilën shihet në palestër, shkruan rtv21.tv

“Sot 45 vjeç. Mund të kisha zgjedhur çdo lloj fotoje për këtë ditë, por kjo me ‘dorëza’ në duar është simboli i të jetuarit për mua. Kështu, e djersitur, pa maskën e përfituar nga grimi, duke luftuar për më të mirën, për të realizuar veten, për të ndërtuar gjithçka jam, me rrëzime e ngritje,….. kështu i kalova këto 45 vjet….e tani, pa i hequr ‘dorëzat’ nga duart, uroj të jem sa më gjatë pranë familjes time të shtrenjtë. Ky është i vetmi urim që i bëj vetes,…. të jem këtu, të shoh fëmijët të rriten, të jem me vajzat në hapat e vështirë e të bukur të jetës. Të jem pranë fëmijëve të mi, ashtu siç prindërit e mi ishin e janë me mua. Kaq dua vërtetë, vetëm jetë. Po të kemi jetë e shëndet, pastaj të tjerat dihen…..’dorezat’ në duar, e forca përpara”, ka shkruar Aurela Gaçe në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

Sot ,45 vjeç🙈😀💃. Mund te kisha zgjedhur çdo lloj fotoje per kete dite, por kjo ,me “doreza” ne duar ,eshte simboli i te jetuarit per mua. Keshtu, e djersitur, pa masken e perfituar nga grimi, duke luftuar per me te miren, per te realizuar veten , per te ndertuar gjithçka jam, me rrëzime e ngritje , …..keshtu i kalova keto 45 vjet….e tani ,pa i hequr “dorezat” nga duart , uroj te jem sa me gjate prane familjes time te shtrenjte. Ky eshte I vetmi urim qe i bej vetes ,….te jem ketu, te shoh femijet te rriten, të jem me vajzat ne hapat e veshtire e te bukur te jetes. Te jem prane femijeve te mi, ashtu sic prinderit e mi ishin e jane me mua . Kaq dua vertete🙏, vetëm jetë. Po te kemi jete e shendet, pastaj te tjerat dihen…..”dorezat ” ne duar, e forca perpara 💪😅

A post shared by membaj#newsong (@aurelagaceofficial) on

Ndryshe, “Më mbaj” është projekti i fundit muzikor që Aurela e solli më 18 gusht. Kënga deri tani ka arritur mbi 600 mijë klikime në Youtube./21Media